Sulmi në Ibër Lepenc, Musliu kërkon llogari nga autoritetet e sigurisë: Ku janë organet shtetërore? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në Ibër Lepenc, Musliu kërkon llogari nga autoritetet e sigurisë: Ku janë organet shtetërore?

    Insajderi
    01 December 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas dy sulmeve dhe gjetjes së armëve në veri të vendit.

    Ajo ka pyetur: “Ku është shteti?”

    Musliu ka theksuar se këto sulme “shpalosin një mangësi të theksuar të kontrollit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë.”

    Deputetja ka kërkuar shkarkimin e personave përgjegjës dhe ka insistuar që të bëhet e pamundur për të identifikuar dhe kapur kryerësit e këtyre akteve terroriste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark