
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në qytetin Olten të Zvicrës.
Në një video të postuar nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku shihen mijëra qytetarë kanë qenë pjesëmarrës në ‘Turneun e Ndryshimit’.
Para mijëra bashkëatdhetarëve, Abdixhiku, tha se sikurse Kosova, edhe Mërgata qenka ngritur në këmbë dhe qenka besatuar për ndryshimin e madh.
“Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare”, tha Abdixhiku.
Ai tha se “kjo kryengritje e juaja, na bindë përf undimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim”.
Abdixhiku tha se populli i Kosovës po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!
“Ky rrugëtim i ri historik u formësua në të gjitha tubimet e ‘Turneut të Ndryshimit’ që mbajta nëKosovë, si ftesë e thirrje monumentale për ndryshim. Por ky rrugëtim, ishte i mangët, pa Mërgatën tonë! Prandaj dhe jemi këtu sot”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, asnjë lëvizje e madhe, nuk mund të nisë ndonjë ringritje të djathtë, pa u mbështetur në shpirtin dhe zemrën e kombit, pa u mbështetur në pasurinë tonë tëmadhe, në vet mërgatën shqiptare!
“Kushtrimi Rugovist ka rënë dhe këtu! Këtij kushtrimi po i përgjigjemi të gjithë me njëzë! LDK është ngritur në këmbë! Dhe kur LDK ngritët në këmbë, s’ka asgjë që e ndalë, s’ka asgjë që e ndanë”, tha ai.