Kapiteni i Ipswichit nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyrë ylberi, klubi i del në mbrojtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapiteni i Ipswichit nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyrë ylberi, klubi i del në mbrojtje

    Insajderi
    03 December 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Ipswich Town, Sam Morsy, nuk mbajti shiritin e kapitenit me ngjyra ylberi gjatë humbjes së së shtunës në Ligën Premier ndaj Nottingham Forest për shkak të “besimit fetar”, ka thënë klubi.

    Klubet e Ligës Premier po tregojnë mbështetjen e tyre për përfshirjen e LGBTQ+ në sport duke marrë pjesë në fushatën “Stonewall’s Rainboë Laces” midis 29 nëntorit dhe 5 dhjetorit.

    Megjithatë, egjiptian Morsy, 33 vjeç, zgjodhi të mos mbante shiritin e kapitenit të ylberit në humbjen 1-0 në Forest.

    Ipswich gjithashtu pret Crystal Palace gjatë fushatës të martën dhe sërish ai nuk do ta mbajë.

    Klubi i Ipswich përsëriti angazhimin e tyre për “të qenë një klub plotësisht gjithëpërfshirës që i mirëpret të gjithë”, por shtoi se ata respektojnë vendimin e mesfushorit Morsy.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark