Insajderi
Insporti

Ronaldinho po bëhet gjysh

Insajderi
03 December 2024 - 13:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ronaldinho po bëhet gjysh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i famshëm Ronaldinho do të bëhet gjysh. E dashura e djalit të tij Joao Mendes (19), njoftoi se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

25-vjeçarja Giovanna Buscacio, e cila jeton me 19-vjeçarin Joao në Manchester, njoftoi në rrjetet sociale se tashmë është 16 javë shtatzënë.

Joao është në një lidhje me Giovanna-n prej më shumë se dy vjetësh dhe shpesh herë në rrjetet sociale postojnë foto nga aventurat e tyre në Angli. Giovanna është motra e aktores Guillia Buscacio.

Ronaldinho, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, ende nuk e ka komentuar lajmin që do të bëhet gjysh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark