Pas sulmit me eksploziv me 29 nëntor në Ibër-Lepenc, ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kerans, shkruan Insajderi.
Ajo ka thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.
Sipas saj dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojicicin dhe për ta deportuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.
“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, shkroi Kearns në “X”.
The terrorist attack on the Iber Lepenci waterway in Kosovo was a clear attempt to inflict harm on civilians through the destruction of critical infrastructure.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 3, 2024
The failure of Serbia to arrest and deport Milan Radoicic and others responsible for the Banjska attack encourages…