Abdixhiku mbrëmë shpalosi planin për sport, kulturë e turizëm – në një video i përmbledh zotimet milionëshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku mbrëmë shpalosi planin për sport, kulturë e turizëm – në një video i përmbledh zotimet milionëshe

    Insajderi
    04 December 2024 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një përmbledhje të programit për Sport, Kulturë dhe Turizëm, që prezantoi mbrëmë në Prishtinë.

    Abdixhiku ka thënë se plani i tyre në këtë sektor është ambicioz, duke filluar nga stadiumet e futbollit, tek kompleksi më i madh kulturor në histori të Kosovës e deri tek Qendrat e Skijimit.

    “Plani ynë për Sport, Kulturë e Turizëm. Nga Stadiumet e Futbollit, tek kompleksi më i madh kulturor në histori të Kosovës e deri tek Qendrat e Skijimit. Ne kemi një plan ambicioz! “, ka shkruar Abdixhiku.

    Programi i prezantuar mbrëmë për sport:

    – 100 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë të Prishtinës.

    – Qendra do të ketë STADIUM KOMBËTAR me 25 mijë deri në 30 mijë ulëse;

    – PALLAT KOMBËTAR me salla moderne për sportet e dorës (basketboll, hendboll e volejboll);

    – 2 Pishina Olimpike;

    – Prezantuam dhe ndërtimin e 5 STADIUMEVE RAJONALE të kategorisë 3 dhe 4 të UEFA-s në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë e Prizren.

    Në Kulturë:

    – Ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, në vlerë prej 25 milionë eurove;

    – Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës;

    – Ndërtimin e Muzeut Bashkëkohor në vlerë prej 10 milionë eurove;

    – Themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të Paqes dhe Rezistencës;

    – Adoptimin e 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës, në modelin e adoptimit të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë.

    Në Turizëm:

    – 80 milionë euro investime në resortin modern turistik në Brezovicë;

    – 50 milionë euro investime në resortin e Pejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark