Arrestimet nga Gjykata Speciale, reagon Klinaku: Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimet nga Gjykata Speciale, reagon Klinaku: Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

    Insajderi
    05 December 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar tre persona. Ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ish – shefin e AKI’së Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, shkruan Insajderi.

    Pas arrestimit të tyre ka reaguar  Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku.

    Ai tha se Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, shkruan ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark