Insajderi
Sport

Lojtari i Southamptonit mori mbrëmë një nga kartonët e kuq më të çuditshëm në historinë e Premier Ligës

Insajderi
05 December 2024 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lojtari i Southamptonit mori mbrëmë një nga kartonët e kuq më të çuditshëm në historinë e Premier Ligës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kapiteni i Southamptonit, Jack Stephens, përballet me ndalim me tri ndeshje pasi iu dha një karton i kuq direkt për tërheqjen e flokëve të mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella.

Mbrojtësi 30-vjeçar u dërgua herët në zhveshtore nga gjyqtari Tony Harrington, i cili fillimisht s’kishte arritur ta shohë incidentin mes tij dhe Cucurellas.

Por, pasi u thirr në monitorin e fushës nga zyrtari i VAR-it, Matt Donohue, Harrington nxori kartonin e kuq për ‘sjellje të dhunshme’ pasi Stephens tërhoqi Cucurellan nga flokët, i cili u rrëzua në në fushë.

Në atë kohë, Chelsea ishte 3-1 pas vetëm 39 minutash pas golave ​​të Axel Disasi, Christopher Nkunku dhe Noni Madueke.

Chelsea në fund triumfoi 5-1 përballë Southamptonit në të shkuar në vendin e dytë me 28 pikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark