Kapiteni i Southamptonit, Jack Stephens, përballet me ndalim me tri ndeshje pasi iu dha një karton i kuq direkt për tërheqjen e flokëve të mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella.
Mbrojtësi 30-vjeçar u dërgua herët në zhveshtore nga gjyqtari Tony Harrington, i cili fillimisht s’kishte arritur ta shohë incidentin mes tij dhe Cucurellas.
Por, pasi u thirr në monitorin e fushës nga zyrtari i VAR-it, Matt Donohue, Harrington nxori kartonin e kuq për ‘sjellje të dhunshme’ pasi Stephens tërhoqi Cucurellan nga flokët, i cili u rrëzua në në fushë.
Në atë kohë, Chelsea ishte 3-1 pas vetëm 39 minutash pas golave të Axel Disasi, Christopher Nkunku dhe Noni Madueke.
Chelsea në fund triumfoi 5-1 përballë Southamptonit në të shkuar në vendin e dytë me 28 pikë.
"Det är så ultradumt!"
Jack Stephens drar Cucurella i håret och får syna det röda 🟥 pic.twitter.com/zJVqtHhiJD— Viaplay Fotboll (@ViaplayFotboll) December 4, 2024