Pamje nga shtëpia e Hajredin Kuqit, bastiset nga Gjykata Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga shtëpia e Hajredin Kuqit, bastiset nga Gjykata Speciale

    Insajderi
    05 December 2024 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale është duke bastisur shtëpinë e Hajredin Kuqit, ish-ministrit të Drejtësisë.

    Bastisja e shtëpisë së tij ndërlidhet me arrestimin e sotme të Gjykatës.

    Mengjesin e sotëm janë arrestuar Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu.

    Në bazë të njoftimit të Speciales, bëhet e ditur se Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë arrestuar nën dyshimin për vepra kundër administrimit të drejtësisë, shkruan Insajderi.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) po kryen operacione të vazhdueshme në Kosovë në një hetim që fokusohet në veprat kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e SPO-së janë autorizuar gjyqësorisht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS’së.

    Hajredin Kuçi ka qenë pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark