“O Zot tërmet”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “O Zot tërmet”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët

    Insajderi
    06 December 2024 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u lëshua edhe një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë.

    Paralajmërimi është lëshuar edhe për Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës” përpara se të godasin dallgët.

    Tërmeti që goditi Kaliforninë ishte me magnitudë 7 ballë, ndërsa u pasua nga pasgoditje më të vogla.

    Shumë prej banorëve kanë filmuar momentet e goditjes dhe videot i kanë postuar në rrjete sociale.

    Të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni qëndruan në ankth në paralajmërimin për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

    Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo lëndime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark