Ish-zëdhënësi i Pentagonit: Edi Rama është i lidhur me korrupsionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëdhënësi i Pentagonit: Edi Rama është i lidhur me korrupsionin

    Insajderi
    19 April 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Deklaratat e ashpra të kryeministrit Edi Rama kundër Donald Trump janë kritikuar së fundi nga ish-zëdhënësi i Pentagonit, J.D Gordon. Ky i fundit gjatë një interviste televizive për Fox Business, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq një parlament të korruptuar dhe se është i lidhur me korrupsionin.

    Më tej ai kujtoi miqësinë e Ramës me Goerge Sorros.

     “E dini që këtë javë ishte në Washington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e Edi Ramës. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili është në krye të një parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha  ish-zëdhënësi i Pentagonit. (Lapsi.al)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark