"E zbresin nën kërcënimin e armës", një burrit i grabitet vetura në Prishtina Mall, Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E zbresin nën kërcënimin e armës”, një burrit i grabitet vetura në Prishtina Mall, Policia jep detaje

    Insajderi
    07 December 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka raportuar se dy persona i kishin hyrë në veturë dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë në drejtim të Prishtinës.

    Ai ka thënë se gjatë rrugës, janë ndaluar afër një pompe të derivative dhe se e kanë zbritur nga vetura duke e marrë veturën e tij dhe larguar.

    Policia ka thënë se tashmë e ka gjetur veturën dhe se një i dyshuar është arrestuar.

    Rasti ka ndodhur tek një qendër tregtare.

    “Prishtina Mall  05.12.2024 – 16:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark