Abdixhiku nga tubimi në Vjenë: “Turneu i Ndryshimit” po dëshmon momentumin e jashtëzakonshëm të LDK-së brenda dhe jashtë Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku nga tubimi në Vjenë: “Turneu i Ndryshimit” po dëshmon momentumin e jashtëzakonshëm të LDK-së brenda dhe jashtë Kosovës

    Insajderi
    07 December 2024 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar bashkatdhetarët në Vjenë.

    Nga aty, Abdixhiku ka deklaruar se takimi me mërgimtarë ishte mbresëlënës.

    “Pas mbështetjes së madhe në tubimet e ndryshimit, sonte ndaluam në Vjenë. Aty bashkatdhetarët tanë na pritën me një pjesëmarrje mbresëlënëse dhe me entuziazmin e flaktë që e reflekton dashurinë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Mbrëmje si kjo janë dëshmi se ndryshimi është afër, dhe se Lidhja jonë po forcohet çdo ditë e më shumë kudo që rreh zemra e atyre që ja duan të mirën atdheut”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

    Tutje, ai ka thënë se me LDK-në vendi mund të arrijë barazinë në mes të shteteve të tjera.

    “Vizioni ynë për një Kosovë të zhvilluar e të drejtë ku rinia i jetëson ëndrrat dhe e ndërton të ardhmen, ku çdo profesionist ndjehet i përmbushur, dhe ku çdo familje e çdo qytetar e jeton jetën me mirëqenie e dinjitet, nuk mund të realizohet pa përbashkimin tonë të madh në Kosovë e mërgatë! Jemi popull i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje. Jemi vend me shumë mundësi për të bërë të ardhmen tonë siç e meritojmë! Të barabartë mes kombeve evropiane!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark