Zhvillimet e fundit në Siri, reagon Rusia: Assadi u largua nga Siria pasi dha urdhra për dorëzim paqësor të pushtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zhvillimet e fundit në Siri, reagon Rusia: Assadi u largua nga Siria pasi dha urdhra për dorëzim paqësor të pushtetit

    Insajderi
    08 December 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashar al-Assad, i cili e sundoi Sirinë për gati 25 vjet, është larguar nga vendi pasi ka dhënë urdhra për një dorëzim paqësor të pushtetit, sipas ministrisë së jashtme të Rusisë.

    Është e paqartë se ku ndodhet ai.

    Ministria tha se Moska nuk ka marrë pjesë në bisedimet rreth largimit të tij.

    Megjithatë, tha se bazat ushtarake të Rusisë në Siri ishin vënë në gjendje gatishmërie të lartë, megjithëse nuk ka asnjë kërcënim serioz për to aktualisht.

    Moska thotë se ishte në kontakt me të gjitha grupet e opozitës siriane dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna, raportoi Reuters.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark