Sfidat e rrezikshme në TikTok, policia me apel kujdesi për fëmijët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sfidat e rrezikshme në TikTok, policia me apel kujdesi për fëmijët

    Insajderi
    08 December 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës  ka bërë apel për fëmijët që të kenë kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

    “Kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave  që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia e Kosovës, u ka kërkuar mbështetje prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që mund të sjellë angazhimi i pjesëmarrjes në këto sfida.

    “Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e  rrjeteve të ndryshme sociale  nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në  identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme”.

    “Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark