Dy raste dhune dhe përleshjeje në Prishtinë, Prokuroria i liron të dyshuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste dhune dhe përleshjeje në Prishtinë, Prokuroria i liron të dyshuarit

    Insajderi
    09 December 2024 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Prishtinës ka raportuar dy incidente të ndryshme, që përfshijnë dhunë fizike dhe përleshje, shkruan Insajderi.

    Në rastin e parë, një viktimë femër kosovare ka denoncuar se një person i dyshuar kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Pas ngjarjes, viktima ka refuzuar të marrë tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është intervistuar nga policia.

    “Pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

    Në një rast tjetër, janë arrestuar tre persona, një femër dhe dy meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshjeje që ka degjeneruar në përleshje fizike mes tyre.

    Si pasojë, dy nga ata kanë pësuar lëndime dhe janë trajtuar mjekësisht.

    Pas intervistimit të të dyshuarve, prokurori ka urdhëruar lirimin e tyre dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

    Policia ka nisur hetimet për të dyja rastet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark