Sveçla mundohet ta arsyetojë veprimin vandal: Aksion simbolik, po merreshin vendime të dëmshme për Prishtinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla mundohet ta arsyetojë veprimin vandal: Aksion simbolik, po merreshin vendime të dëmshme për Prishtinën

    Insajderi
    09 December 2024 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, u pa sot duke dëmtuar mikrofonin në objektin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit.

    Sveçla tha se ky veprim nuk kishte të bënte me votimin e buxhetit, por ishte një “aksion simbolik” dhe jo vandalizëm.

    Ai shpjegoi se veprimi i tij kishte për qëllim protestën ndaj vendimeve që, sipas tij, ishin të dëmshme për kryeqytetin.

    “Ky incident nuk ka të bëjë me miratimin e buxhetit, por me defunkcionalizimin e mikrofonit, i cili u rregullua shpejt. Nuk është vandalizëm, por një aksion politik për shkak të vendimeve të dëmshme që po merreshin për Prishtinën,” tha ai.

    Sveçla kërkoi falje për sjelljen e tij, por shtoi se nuk mund të lejonte që vendimet të dëmtonin qytetin.

    Veprimi i tij ka nxitur reagime të shumta.

    Komuna e Prishtinës dënoi ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili sipas tyre vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark