Kandidatja për deputete, Bahrije Hyseni: U zotova para të rinjve ferizajas se do t'i shpalos vullnetin, idetë dhe kreativitetin e tyre aty ku duhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja për deputete, Bahrije Hyseni: U zotova para të rinjve ferizajas se do t’i shpalos vullnetin, idetë dhe kreativitetin e tyre aty ku duhet

    Insajderi
    09 December 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahrije Hyseni, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ndarë momente nga vizita e saj në qytetin e Ferizajit.

    Hyseni ka shkruar se është ndjerë shumë e entuziazmuar bashkë me të rinjtë ferizajas.

    “Bashkë me të rinjtë ferizajas domosdoshmërisht ndjehem shumë e entuziazmuar“.

    Tutje ajo ka thënë se para tyre u zotua që si deputete në ardhje, do t’i shpalos idetë e kreativitetin e tyre.

    Vullnetin, idetë dhe kreativitetin që kanë ata, e që i bashkëbiseduam edhe sonte, e të cilat deri sot nuk janë vlerësuar e përdorur, unë edhe para tyre u zotova që, si deputete në ardhje, do t’i shpalos e adresoj aty ku duhet”, ka shkruar Bahrije Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark