Abdixhiku takon përfaqesuesin e lartë evropian: Rrugtimi Kosovës drejt BE-së bëhet me miq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takon përfaqesuesin e lartë evropian: Rrugtimi Kosovës drejt BE-së bëhet me miq

    Insajderi
    09 December 2024 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

    Gjatë këtij takimi, kreu i LDK’së, Abdixhiku dhe Terras folën rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, karshi këtyre temave.

    Kryetari Abdixhiku kërkoi nga Terras që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës duhet të bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.

    Po ashtu kryetari Abdixhiku falënderoi Raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian Riho Terras për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark