
Një presion i paparë është ushtruar drejt ndaj dy asmablesitëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahut dhe Edmond Azemit nga ana Gëzim Sveçlës dhe sekretarit të qendrës, Egozn Azemi.
Dyshja, Lahu e Azemi qëndruan në sallën ku u votua buxhetin për vitin 2025.
Për ta parandaluar situatën, Sveçla vendosi edhe t’i shkatërroje pajisjet që ndodheshin në sallë, në rastin konkret demoloi mikrofonin. Për këtë ai edhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sidoqoftë Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet dhe bisedën ku shihet presioni që iu bëhet dy asambleistëve që dolën kundër qëndrimeve të partisë:
Pjesë nga biseda:
Egzon Azemi: Nëse të kanë kërcenu me burg kallxo, për qeta nuk po të bojë presion
Berat Lahu: O Egzon, unë e kam vuajt e kam kry dënimin
Egzon Azemi: Mos tolero burr…
Berat Lahu: Unë nuk shitna… kur mi kallxon negociatat, për Badovcin tani
Egzon Azemi: Nëse të shantazhojnë me burg kallxo…
Berat Lahu: Ski nevojë ti më më mbrojtëm, e mbrojë unë veten
Berat Lahu: Kur t’mi kallxoni negociatat për Badovcin, unë kam me dalë
Berat Lahu: Mu s’mundet me më shantazhu kërrkush, as ti as kurrkush – se ti e bën, se qekjo është shantazh, është presion, mos bo hajgare
Egzoni: Ja nuk është shantazh, presion për mbrojtjen e interesave të popullit a?
Berat Lahu: Interesi i popullit u kanë me ia jep 50 milionë komunës të Prishtinës a?
…
Berat Lahu: Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë edhe për Badovcin
Berat Lahu: Ej mshele gojën a more vesh – A ke prezent çka tha, a ke prezent çka tha, ti je dëshmitar (Egzonit). Po sot e ki një padi (Gëzim Sveçlës). A e nive çka tha, a e nive çka tha?
Berat Lahu: Termokosin..ti je (Gëzimit) në Komision disiplinor për shpifje
Gëzim Sveçla: Se di a m’lojnë me hi me shku deri komision
Berat Lahu: Albin Kurti ke tuj e votu Badovcin a?, a je thirrë në emër të Albin Kurtit me votu Badovcin a? A je thirrë, jo duhet ty me të ardhë marre
…
Berat Lahu: Ti je i akuzum…qe ku e ka ky zotnia që e votojke Badovcin, kur ta sqaron ky në foltore… e ka negociu, e ka rrejtë në emër të Albin Kurtit për me votu – ti qeshtu ke thanë duhet me votu se po thotë kryeministri
Mos shpif, mos shpif – sqaron 50 milionëshin e Badovcit
Egzon Azemi: Interesat e kujna po i mbron
Berat Lahu: E ke hup pushtetin, e ke hup pushtetin sot bojna hajgare
Berat Lahu: A keni marrë masa ndaj tij që e ka votu, këmbimin e pronave në Badovc 50 milionë pse nuk keni marrë masa?… mos i bë presion (Edmond Azemit)
Video e plotë: