Ndalohet përdorimi i telefonave në shkollat e Vushtrrisë, shkak lojrajt e rrëzikshme në "TikTok" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet përdorimi i telefonave në shkollat e Vushtrrisë, shkak lojrajt e rrëzikshme në “TikTok”

    Insajderi
    10 December 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Arsimit në Vushtrri, Albanez Tahiraj, sot ka lëshuar një vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla.

    E gjithë kjo si pasojë rasteve të përhapura me lojërat e rrezikshme të rrjetit social “TikTok”, ku nxënësit i praktikonin nëpër shkolla dhe si pësojë u lënduan disa nxënës.

    Postimi i plotë:

    Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtuar mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve tanë, bazuar në kompetencat e DKA-së kemi nxjerrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit në shkolla!

    Të alarmuar nga rastet e vazhdueshme që shfaqin dhunë, urrejtje dhe lojëra të rrezikshme, vetlëndime në mesin e nxënësve, po e riaktualizojmë ndalimin e përdorimit të telefonave, me theks të veçantë nga nxënësit gjatë procesit mësimorë!

    Ky vendim i kontribuon jashtëzakonisht shumë mirëqenies psikologjike të nxënësve, rrit fokusin e tyre në mësimnxënie, përmirëson sjelljet sociale dhe rrit bashkëpunimin social!

    Apelojmë tek prindërit dhe të gjithë akterët tjerë që të shtojnë kujdesin për fëmijët e tyre dhe të monitorojnë sjelljet dhe veprimet e fëmijëve!

    Mbesim të përkushtuar në monitorimin e zbatimit të këtij vendimi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark