Insajderi
Lajme

“Ka pasur presion maksimal ndaj dy asamblistëve të VV’së”- zëdhënësi i Komunës së Prishtinës flet për tollovinë e djeshme

Insajderi
10 December 2024 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ka pasur presion maksimal ndaj dy asamblistëve të VV’së”- zëdhënësi i Komunës së Prishtinës flet për tollovinë e djeshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku tha se Prokuroria duhet të veprojë për rastin e demolimit që ia bëri të hënën shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, mikrofonit të kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Ai përmendi edhe presionin që tha se u ushtrua mbi dy asamblistët e LVV-së, Berat Lahu dhe Edmond Azemi.

“Ka pasur ushtrim të ndikimit”, tha ai.

“Presion maksimal u është bërë asambleistëve”, tha Lushaku.

Sveçla është ndaluar për 48 orë pasi shkuli mikrofonin e kryesuesit të Kuvendit Komunal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark