Pacolli: Mabetex sponsorizon pavijonin e Kosovës në ‘Expo 2017’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Mabetex sponsorizon pavijonin e Kosovës në ‘Expo 2017’

    Insajderi
    19 April 2016 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se kompania e tij, Mabetex, është duke ndërtuar “infrastrukturën gjigante “Expo 2017” në Astana ku Kosova pritet që të ketë pavijonin e vet.

    Ai ka thënë se këtë pavijon “Mabetexi do të sponsorizon plotësisht.”

    “Shpresojmë që institucionet përkatëse të kësaj qeverie do të shfrytëzojnë këtë mundësi (pa inatë e xhelozi) për të promovuar Kosovën në nivel të lartë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Në mars të këtij viti, Kosova është anëtarësuar në Zyrën Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) me seli në Francë.

    BIE është përgjegjëse për organizimin e EXPO-ve, apo ekspozitave globale me karakter ekonomik./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark