Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë

    Insajderi
    11 December 2024 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Prizren ka përfunduar në prangat e policisë pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandim me migrantë

    Kjo është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës.

    ‘‘KONTRABANDIM ME MIGRANTË

    Vërmicë, Prizren / 10.12.2024 – 22:25. Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari m/k në të cilën ishin edhe katër persona tjerë shtetas të huaj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil’’, ka thënë Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark