Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

    Insajderi
    11 December 2024 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si edhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Zgjedhjet parlamentare të vendit do të mbahen, më 9 shkurt 2025. Kjo datë ishte caktuar nga presidentja Vjosa Osmani pas takimit që pati realizuar me krerët e partive më të mëdha politike në vend.

    Deri tani është vetëm LDK-ja e cila tashmë ka finalizuar dhe ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht, më 11 janar, 2025.

    Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë, më 2008.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark