
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka theksuar se sjellja e Prishtinës rreth ndalimit të përdorimit të letërnjoftimeve serbe si dhe ndërmarrja e masave të tjera është një përpjekje që fokusi publik të largohet nga temat kryesore, siç janë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale.
Stojanoviq në një deklaratë për RTS ka thënë se kjo është ikje nga problemet të cilët sipas tij janë shumë të dhimbshme për Prishtinën, përcjell Klan Kosova.
Zëvendësi i kryeministrit, Isa Mustafa ka shtuar se Serbia dhe serbët në Kosovë janë të gatshëm për ta formuar Asociacionin, por se siç tha ai “Bashkimi Evropian duhet të bëjë pjesën e vet si dhe duhet t`i bëj presion Qeverisë së Kosovës për ta zhbllokuar procesin”./Insajderi.com