Insajderi
Lajme

“KRU Prishtina” paralajmëron konsumatorët për rrëziqet nëse nuk paguajnë faturat e ujit

Insajderi
12 December 2024 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“KRU Prishtina” paralajmëron konsumatorët për rrëziqet nëse nuk paguajnë faturat e ujit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

KRU “Prishtina” thotë se “jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht”.

“Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë. Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se duhet paguar sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark