
Presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit.
Në letrën e urimit thuhet se Malta e mirëpret bashkëpunimin me presidentin Thaçi për të rritur atë ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve, në të mirë të dy popujve përkatës.
“Përfitoj nga ky rast për të shprehur kënaqësinë me mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve mes Maltës dhe Kosovës. Uroj që këto marrëdhënie të shkëlqyera të forcohen edhe më tej nën presidencën tuaj”, thuhet në urimin e presidentes së Maltës, njofton presidenca e Kosovës.
“Duke ju uruan suksese në përgjegjësitë tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve tona në të mirë të të dy popujve tanë”.
Tashmë shumë diplomat ndërkombëtar e kanë uruar zgjedhjen e presidenitit të ri të Kosovës./Insjaderi.com