Trendafilovës i zgjatet mandati i kryetares së DhSK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trendafilovës i zgjatet mandati i kryetares së DhSK-së

    Insajderi
    13 December 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekaterina Trendafilovës i është zgjatur mandati i kryetares të Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe për katër vjet të tjera.

    Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës thuhet se autoriteti emërues, gjeneral Giovanni Barbano, e riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova si kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) për një mandat katërvjeçar, duke filluar nga data 16 dhjetor 2024.

    Mandati aktual i Trendafilovës përfundon më 15 dhjetor 2024.

    Trendafilova u shpreh se “e vlerëson besimin që po i jepet përsëri” dhe  se “ka besim se DHSK-ja do të vijojë t’i kryejë proceset gjyqësore në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet në kornizën ligjore të Gjykatës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark