"Humbi kontrollin mbi automjet dhe ...", kështu ndodhi vetaksidenti i autoblindës së Policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Humbi kontrollin mbi automjet dhe …”, kështu ndodhi vetaksidenti i autoblindës së Policisë

    Insajderi
    14 December 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i autoblindës së Policisë se Kosovës ka ndodhur sot në veri.

    Shtatë zyrtar policor dhe drejtuesi i automjetit kanë pësuar lëndime.

    Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se vetaksidenti kishte ndodhur pasi pjesëtari i PK-së, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet.

    Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15.  Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7)  pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja”, njoftoj policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark