Insajderi
Lajme

“Humbi kontrollin mbi automjet dhe …”, kështu ndodhi vetaksidenti i autoblindës së Policisë

Insajderi
14 December 2024 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Humbi kontrollin mbi automjet dhe …”, kështu ndodhi vetaksidenti i autoblindës së Policisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i autoblindës së Policisë se Kosovës ka ndodhur sot në veri.

Shtatë zyrtar policor dhe drejtuesi i automjetit kanë pësuar lëndime.

Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se vetaksidenti kishte ndodhur pasi pjesëtari i PK-së, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet.

“Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15.  Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7)  pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja”, njoftoj policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark