Insajderi
Botë

Biden: ShBA-të janë të frustruara me Izraelin

Insajderi
19 April 2016 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka dhënë një kritikë të mprehtë dhe jot ë zakonshme ndaj qeverisë së Binyamin Netanyahu-t, duke thënë se kryeministri izraelit është duke e drejtuar vendin e tij në kahun e gabuar përmes politikave të tij.

Biden sqaroi se administrate amerikanë është tejet e frustruar me Izraelin.

Edhe pse gjatë një paraqitje në një Grup Amerikano-Hebrej ai kritikoi edhe Palestinën për dështimin në rundin e fundit të bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme, vërejtjet e tij ndaj kryeministrit izraelit spikatën më shumë, shkruan The Guardian.

“Unë fuqishëm besoj se veprimet e viteve të fundit të qeverisë izraelite – ekzpanzioni sistematik përmes ndërtimit të banesave, zaptimi i tokave – janë duke na drejtuar neve por ajo që është më e rëndësishmja, po e drejtojnë Izraelin në drejtim të buar,” ka thënë Biden.

Vërejtët e tij tregojnë të kundërtën e asaj që është thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u kthyer në normalitet pas mospajtimeve të thella sa I përket marrëveshjes nukleare me Iranin.

Por, Biden insiston se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për sigurinë e Izraelit.

“Pa marrë parasysh çfarë mosmarrëveshje politike kemi me Izraelin – dhe ne kemi të tilla aktualisht – ne asnjëherë nuk vëmë në dyshim përkushtimin tonë për sigurinë e Izraelit,” ka thëna ai./Insajderi.com

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark