Insajderi
Botë

I riu vritet nga rrëzimi i bredhit 30 metra gjatë ceremonisë së ndezjes së dritave

Insajderi
14 December 2024 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I riu vritet nga rrëzimi i bredhit 30 metra gjatë ceremonisë së ndezjes së dritave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i qytezës së Girardot tha sot se kërkonte përgjigje pasi një polic 19-vjeçar u shtyp për vdekje nga rrëzimi i pemës së metaltë të Krishtlindjeve, megjithëse publiku tentoi ta shpëtonte.

Kevin Andrés Navas po punonte për sigurinë e eventit festiv të mërkurën në 11 dhjetor në Bolivar Park, Kolumbi, kur pema 30 metra e lartë u përmbys papritur duke shokuar pjesëmarrësit. Kamerat e sigurisë tregonin njerëzit që përpiqeshin të ngrinin strukturën gjigante që kishte zënë poshtë rojën, por ko ishte e pamundur prej peshës së saj.

Rrjedhimisht Navas u dërgua në spital në gjendje kritike por humbi jetën prej plagëve. I riu tragjik ishte i vetmi i lënduar në ngjarjen e frikshme, në të cilën dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë para se pema e metaltë të rrëzohej.

Kryebashkiaku i Girardot, Salomón Said Arias, u zotua të zbulonte nëse kishte shkelje të masave të sigurisë në gritjne e pemës.

“Kam kërkuar heqjen e të gjitha strukturave të instaluara në bashkinë tonë për të siguruar zbatimin e rregulloreve”, shkruan rrjeti Dailystar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark