Insajderi
Lajme

21 viktima në familjen Vesa| “Serbët më vranë motrën e mbesat, shpëtoi vetëm nipi”

Insajderi
14 December 2024 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
21 viktima në familjen Vesa| “Serbët më vranë motrën e mbesat, shpëtoi vetëm nipi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Valon Byçi tregoi historinë tragjike të familjes Vesa ku u vranë 21 persona dhe i vetmi i shpëtuar i cili mbeti i plagosur ishte nipi i Valonit, Dreni.

“Në familjen Vesa kam humbur motrën me tre vajzat e saj dhe i vetmi që ka shpëtuar ka qenë Dreni, është nipi im, i cili mbijetoi mes 21 peronave që i kanë masakruar dhe vrarë serbët. Motra ime e mori mbesën dy vjeçare afër vetes për ta shpëtuar nga plumbat dhe ajo ishte gjallë dhe kërkoi ndihmë, prandaj Drenit i ka ngelur peng në jetë që nuk e shpëtoi dot se tymi kishte mbuluar shtëpinë dhe ai u largua i plagosur”, thotë Valon Byçi.

Valoni tregon momentin kur e mori vesh lajmin në Kukës dhe takimin me nipin e plagosur te kampi italian në Shqipëri, të vetmin të mbijetuar nga masakra serbe në familjen Vesa.

“Ne shkuam si familje në Kukës se kishim të afërt atje dhe vëllai im mësoi ngjarjen që kishte ndodhur në familjen Vesa ku unë kisha motrën me mbesat dhe nipin. Ishte e pabesushme për ne dhe i thashë vëllait a je mirë se çfarë po thua për Valbonën dhe vajzat. Më tha, po Valon, vetëm Dreni është gjallë dhe i plagosur. Të nesërmen Dreni erdhi i  plagosur në Kukës te kampi italian. Shkuam ta shihnim Drenin atje dhë më pyesnin prindërit ku është motra me mbesat por dëgjuan Drenin dhe mësuan dhe ato për tragjedinë dhe ishin momente shumë të vështira ku i vetmi ngushëllim per ne ishte shpëtimi i Drenit. Nipin e çuan në Tiranë në spital dhe pasi u shërua shkoi në Kanada edhe sot gjendet atje po e ka të humbur nënën, tre motrat, por ishalla ai ka ditë të mira në këtë jetë”.

Valoni thotë se nipi, Dreni i kishte thënë që disa prej kriminelave i njihte dhe sot e kësaj dite ato janë të lirë dhe sipas tij ky është një zhgënjim shumë i madh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark