Kancelari Scholz humb votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kancelari Scholz humb votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani

    Insajderi
    16 December 2024 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Bundestag.

    Kështu Gjermania shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme që parashihet të mbahen më 23 shkurt.

    Scholz arriti t’i marrë veç 207 vota nga 733 deputetë.

    E për t’i mbijetuar votëbesimit, atij i nevojitej 367 vota.

    Qeveria gjermane e udhëhequr nga Scholz, e humbi shumicën më 6 nëntor për shkak të mosmarrëveshjeve edhe me partnerët e koalicionit për mënyrën se si të ngjallej ekonomia gjermane.

    Olaf Scholz, me këtë rast e pati shkarkuar edhe Christian Linderin, nga pozita e ministrit të Financave duke bërë që koalicioni qeverisë trepartiak mes SPD-së, FDP-së dhe të gjelbërve të dështonte dhe kështu u krijua nevoja për zgjedhje të reja, tetë muaj para afatit të rregullt


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark