“Mos ikni be” Pas dyshimeve për arratisje, Arben Fetai tallet me Grubin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos ikni be” Pas dyshimeve për arratisje, Arben Fetai tallet me Grubin

    Insajderi
    16 December 2024 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai ka vazhduar përplasjet në distancë me ish-zëvendëskryeministrin, Artan Grubi i cili u fut në “Listën e zezë” të SHBA’së për korrupsion.

    Arben Fetai ka shkruar në Facebook  një statusi që “thumbon” Grubin i cili sot u kërkua nga policia në shtëpinë e tij në Maqedoni por nuk u gjet aty.

    Kishte raportime se ai është arratisur, por përmes një statusi, Grubi ka sqaruar se ndodhet në Kosovë për vizitë.

    Ndërkohe, Fetai ka shkruar “Mos ikni be, rrimë flasim për legjitimitet e kredibilitet” duke ia dedikuar atij.

    Bastiset shtëpia e Artan Grubit

    Mëngjesin e sotëm është bastisur banesa e ish-zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit, i cili nuk është gjetur në shtëpi, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

    Ai vetë ka njoftuar në Facebook të dielën në mbrëmje se ndodhet në Kosovë.

    Grubi bëri të ditur se ndodhet në një vizitë private, pasi dje në rrjetet sociale u raportua se ai është arratisur nga Maqedonia. Ai ka kërkuar nga publiku që të mos krijojë spekulime për udhëtimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark