Tërmeti me epiqendër 9 km në verilindje të Vitisë, Mustafa: Kjo zonë në të ardhmen mund të ketë tërmete të intensitetit të lartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmeti me epiqendër 9 km në verilindje të Vitisë, Mustafa: Kjo zonë në të ardhmen mund të ketë tërmete të intensitetit të lartë

    Insajderi
    17 December 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është goditur sot (11:41:39) nga një termet.

    Tërmet ishte prej 3.1 shkallësh të Richterit.

    Pas kësaj ka reaguar, Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa i cili njoftoi se thellësia hipoqendrore ishte 11 km, ndërkaq epiqendra e këtij tërmeti ishte (koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436); 9 km në verilindje të Vitisë; 2 km në jugperëndim të fshatit Sublla.

    “Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark