Prindërit e Martin Canit letër ambasadës së SHBA dhe institucioneve shqiptare: Vrasje e dytë, po tentohet të shpëtohen fajtorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindërit e Martin Canit letër ambasadës së SHBA dhe institucioneve shqiptare: Vrasje e dytë, po tentohet të shpëtohen fajtorët

    Insajderi
    17 December 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

    Letra e familjes Cani, i është drejtuar edhe institucioneve shqiptare, presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

    U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët.

    Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit”, thuhet mes të tjerash në letër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark