"Ia kishte arrestuar babanë para një jave"- Detaje të reja për gjuajtjen me armë në drejtim të policit në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ia kishte arrestuar babanë para një jave”- Detaje të reja për gjuajtjen me armë në drejtim të policit në Pejë

    Insajderi
    17 December 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë në drejtim të një zyrtari policor janë raportuar sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

    Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

    Kështu konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

    “Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi. I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, tha ai.

    Siç raporton Sinjali, polici ndaj të cilit është shtënë është: Denis Shala. Ky i fundit, dyshohet se është gjuajtur nga një i dyshuar, babanë e të cilit – polici Shala e kishte arrestuar para rreth një jave.

    I dyshuari është arrestuar, ka njoftuar Policia e Pejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark