"Qashtu qysh e ka porositë VV'ja"- Olluri e komenton sondazhin jo-zyrtar që po qarkullon nëpër profilet e akterëve të pushtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qashtu qysh e ka porositë VV’ja”- Olluri e komenton sondazhin jo-zyrtar që po qarkullon nëpër profilet e akterëve të pushtetit

    Insajderi
    17 December 2024 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka komentuar sondazhin jo-zyrtar, ku sipas rezultateve të këtij sondazhi VV’ja ka dalë e para me 47 për qind.

    Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka pikëpyetje në lidhje me kredibilitetin e sondazhit.

    Ai shtron pyetjen se si ka mundësi që rezultati i një kompanie që sipas tij pretendon të jetë serioze, ,është i njëjtë me atë që thotë se e propagandon Mefail Bajqinovci e Dimal Basha.

    “Sa i përket kredibilitetit të sondazhit, më shqetëson qysh mundet rezultati i një kompanie që pretendon që është serioze me qenë i njëjtë me ata që e propagandon Mefi e Dimali. 47 përqind pa diasporën është numër që e propagandon Mefi e Dimali.

    19 përqind për PDK, e 17 për qind për LDK, pasi LDK’ja ka qenë më hiperaktive gjatë muajit të fundit. Tash sipas propagandës së Mefit e Dimalit duhet me kon ma poshtë, duhet me kon e treta. AAK-në edhe Nismën e vendos me 6.5 e vendos të 4-tën, për shkak që deputetët e VV’ë propagandojnë që AAK;ja dhe Nisma ka rrezik që nuk e kalojnë pragun. Frymën e propagandës së VV’së janë numrat e sondazhit, thjesht një dizajner i cili e ka shpërnda me një fletë, dhe qashtu qysh e lyp VV’ja është bërë ky vizatim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark