
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, ka pritur sot në takim Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, me të cilat është biseduar për nevojat e grave për kujdes cilësor e shëndetësorë.
Ministri Rrahmani ka njoftuar grupin e grave për projektet që janë duke u realizuar në bashkëpunim me donatorët e MSh-së, ku për qëllim kanë përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke i dhënë theks të veçantë ndërtimit të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik.
Rrahmani mirëpriti iniciativën e grupit për hulumtimin e nevojave të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësorë te gratë, me ç’rast i ka ofruar RrGGK edhe Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila do të lehtësonte realizimin e këtij projekti, thuhet në një komunikatë për media nga MSh.
Në anën tjetër e Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka falënderuar Ministrin Rrahmani, për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të mbështetur propozim-projektin, duke theksuar se të dhënat e hulumtimit të projektit, do të ndihmojnë MSh-në, të përmirësojë qasjen në kujdesin shëndetësor cilësor për nëna dhe fëmijë./Insajderi.com