Insajderi
Lajme

Deputetja e LDK’së godet Qeverinë Kurti: Çmimi i energjisë i dyfishua në këtë mandat

Insajderi
22 December 2024 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja e LDK’së godet Qeverinë Kurti: Çmimi i energjisë i dyfishua në këtë mandat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për dyfishimin e çmimit të rrymës gjatë mandatit 4-vjeçar në pushtet.

Bajrami e kritikoi ministrin Hekuran Murati për krekosjen që e bëri rreth subvencionimit të rrymës për familjet me të hyra nën 150 euro në muaj.

Ajo dha disa fakte se si çmimi i rrymës gjatë mandatit të kësaj qeverie është dyfishuar dhe se me karamele po tentohet të bëhet propagandë.

”Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro”, tha ajo ndër të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark