Insajderi
Lajme

Vendimi i Qeverisë për shtesa, Bajrami: E kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Insajderi
22 December 2024 - 12:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vendimi i Qeverisë për shtesa, Bajrami: E kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Bajramit “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”.

Nënkryetarja e LDK’së tha se kështu Qeveria e Albin Kurtit po tenton të blejë vota.

“Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota”, shkroi ajo.

“Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, shtoi Bajrami.

Deputetja tha se “janë 4 vjet të humbura” me qeverinë aktuale.

“Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot. Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark