Insajderi
Botë

Publikohen pamjet e helikopterit në Turqi pak momente para se të përplasej në objektin e spitalit

Insajderi
22 December 2024 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen pamjet e helikopterit në Turqi pak momente para se të përplasej në objektin e spitalit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën katër persona humbën jetën, kur një helikopter i spitalit u përplas në ndërtesën e spitalit në Mugla të Turqisë.

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e fluturakes pak momente para se të përplasej në ndërtesë ,dhe që më pas u rrëzua në tokë..

Hetuesit besojnë se ishin kushtet klimatike ato që ndikuan në rrëzimin e helikopterit, i cili edhe një ditë më parë kishte tentuar të ngritet në ajër por që nuk ia kishte arritur.

Ekipe të shumta të kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm.

E helikopteri ishte në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili po qëndronte i parkuar dhe aktivizohej sa herë kishte nevojë për t’i ofruar ndihmë personave të lënduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark