Insajderi
Lajme

“Me mustaqe dhe pa mjekër” Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje, kërkon identifikimin e tij

Insajderi
24 December 2024 - 13:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me mustaqe dhe pa mjekër” Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje, kërkon identifikimin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuarit për vjedhje.

I dyshuari shihet të jetë një person i ri, me flokë shumë të shkurta, me mustaqe dhe pa mjekër.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark