Insajderi
Lajme

“Nuk ka ndonjë kuptim me u anku”, VV-së nuk i bëhet vonë për qëndrimet e Kurteshit , zëvendësi i Haxhiut ankohet në Supreme për “Srpskan”

Insajderi
27 December 2024 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk ka ndonjë kuptim me u anku”, VV-së nuk i bëhet vonë për qëndrimet e Kurteshit , zëvendësi i Haxhiut ankohet në Supreme për “Srpskan”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kishte deklaruar se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe.

“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull””, ka thënë të enjten Sami Kurteshi.

Por, qëndrimi tij duket se nuk ka rëndësi për Lëvizjen Vetëvendosje pasi, zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu, sot është parë duke hyrë në objektin e Gjykatës Surpeme bashkë me ankesën ndaj vendimit të PZAP-së që ka rrëzuar mos certifikimin e “Listës Serbe” dhe ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojnë të njëjtën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark