Insajderi
Lajme

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe burri i saj që ishte në dijeni

Insajderi
30 December 2024 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe burri i saj që ishte në dijeni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë dhe bashkëshorti i viktimës së sulmit seksual janë arrestuar në Gjilan.

Siç thuhet në raportin ditor të Policis së Kosovës, viktima është sulmuar seksualisht nga i dyshuari, ku lidhur me rastin ka qenë edhe bashkëshorti i viktimës, shkruan Insajderi.

Që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30.  Dyshohet se në muajin dhjetor  viktima f/k është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark