Zhduket 26 vjeçari Arban Hisari nga Prizreni, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket 26 vjeçari Arban Hisari nga Prizreni, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij

    Insajderi
    30 December 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arban (Dashnor) Hisari 26 vjeçar është larguar nga shtëpia më datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kërkon bashkëpunimin nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë.

    “Më datë 24 Dhjetor 2024 nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

    Personi Arban (Dashnor ) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet.

    Policia në bashkëpunim edhe me familjen e tij kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark