Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kush është Myzejene Selmani – Kandidatja e AKR-së që po ia mësyn sërish ulëses së deputetës?

Insajderi
30 December 2024 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kush është Myzejene Selmani – Kandidatja e AKR-së që po ia mësyn sërish ulëses së deputetës?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Myzejene Selmani, ka një karrierë të shquar politike dhe një arsim të lartë të thelluar në fushën e shkencave të energjetikës dhe ekonomisë.

Myzejene Selmani lindi më 5 maj 1969, në Prishtinë.

Ajo e ka përfunduar shkollën fillore në Prishtinë në shkollën “Elena Gjika” dhe shkollën e mesme në drejtimin matematik-teknik.

Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, ku është diplomuar në shkencat e energjetikës dhe ka vazhduar studimet në nivelin master në të njëjtin drejtim. Po ashtu, ajo ka përfunduar një master në ekonomi në Universitetin AAB.

Një nga themelueset e AKR-së, Selmani ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë politike të Kosovës.

Ajo ishte një nga 120 deputetët që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Në zgjedhjet e vitit 2007, ajo u zgjodh deputete dhe u bë pjesë e Kuvendit të Kosovës me mbështetje të gjerë, duke kontribuar në zhvillimet e rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Në vitin 2010, Selmani u rizgjodh deputete për një mandat të dytë, duke vazhduar të ketë besimin e qytetarëve të Kosovës. Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë:

  • Anëtare e Bordit të Aviacionit Civil,
  • Zv.Ministre e Bujqësisë,
  • Këshilltare politike,
  • Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Energjitikë dhe Transport,
  • Shefe e grupit parlamentar të AKR-së,
  • Anëtare e Komisionit Parlamentar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

Koalicioni për Familjen ✅
Myzejene Selmani 42 ✅


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark